Ekskluzive: Arrestohet dileri në Prizren, kapet me 17 paketime marihuanë

Një aksion i njësisë antidrogë të Policisë së Kosovës është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Prizrenit.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një person i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i dyshuari, Edon Hisari, është kapur në flagrancë nga policia, në posedim të rreth 17 paketimeve me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/