75 Mall Live Search
12:49 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / L K

Ekskluzive: Arrestohet edhe personi i tretë nga familja Gashi, për plantacionin me drogë në Klinë

Para pak minutash është arrestuar edhe një person nga familja Gashi, lidhur me plantacionin e gjetur në Përqevë të Klinës disa javë më parë.

I arrestuari i tretë është Selim Gashi.

Policia e ka arrestuar atë në shtëpinë e tij në Cerrovik të Klinës.

Mbrëmë në një aksion të mirëorganizuar janë arrestuar Faik dhe Gëzim Gashi në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Në aksionin e zhvilluar 3 muaj më parë, policia në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar 960 bimë narkotike, një armë AK-47 me 20 fishekë, dy telefona dhe rreth 800 euro./Indeksonline/