Ekskluzive: Arrestohet në Kosovë një shqiptar që ishte në kërkim ndërkombëtar, emri i tij
Sot në Kosovë është arrestuar një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për të dyshuarin Faruk Bela.
Bela u kap në qytetin e Ferizajt teksa autoritetet do të përkujdesen për ekstradimin e tij drejt territorit të Republikës maqedonase.
Bela ishte shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale “Krim i organizuar”./IndeksOnline/

