75 Mall Live Search
21:11 / E Martë, 13 Maj 2025 / MSH

Ekskluzive: Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

Një i dyshuar ka përfunduar në pranga, pasi po kërkohej nga autoritetet e sigurisë në Maqedoni të Veriut.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Driton Ibishi ishte në kërkim tash e sa kohë nga policia maqedonase, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në aktivitete kriminale të organizuara.

Ibishi është lokalizuar dhe arrestuar nga njësiti EuroFast i Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

52-vjeçari, banor i Shkupit, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar tash e një vit.

Në fletarrestin e siguruar nga IndeksOnline shkruhet si vijon:

“Kërkohet pas shpalljes së fletarrestit ndërkombëtar nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me urdhër KO NR.15/24 nga 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 paragrafi 3 (tregti me drogë) nga Kodi Penal i RMV-së”.

Akoma nuk dihet se kur do të vijohet me procedurat e nevojshme, përfshirë dhe ekstradimin e tij në RMV./IndeksOnline/