75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 02 Shtator 2022 / B O

Ekskluzive: Arrestohet një person në Gurrakoc të Istogut, e ngacmoi 9 vjeçaren!

Policia e Kosovës para pak minutash ka arrestuar një person në Gurrakoc të Istogut.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Liridon Gashi. I njëjti dyshohet se ka ngacmuar një vajzë 9 vjeçare.

Kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë denoncuar rastin pak ditë më parë pasi që Gashi dyshohet se vazhdimisht ka ngacmuar vajzën e tyre të mitur. Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e ka ngacmuar vajzën me mesazhe, duke i kërkuar edhe foto e video të pjesëve intime.

Gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, prindërit kanë deklaruar se si pasojë e kësaj, vajza po trajtohet pasi nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Liridon Gashi është nga fshati Drejë i Istogut dhe pas arrestimit Policia e ka nisur të arrestuarin për Prishtinë për intervistim dhe procedurat e mëtejme./Indeksonline/