Ekskluzive: Arrestohet Sokol Pnishi, i dyshuari kryesor për plagosjen e dyfishtë në Gjakovë

Sokol Pnishi (1990), është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një pune intensive. Ai mbrëmë dyshohet se ka plagosur dy persona në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Deri të vrasja në tentativë kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në një kafiteri mes të dyshuarit dhe viktimave.
IndeksOnline mbrëmë raportoi ekskluzivisht për këtë rast duke sjellë pamje nga vendi i ngjarjes dhe informacion në kohë reale nga policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj mbrëmë kishte thënë për IndeksOnline se në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacion policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca. Pas të shtënave personat e dyshuar ishin larguar nga vendi ngjarjes”, kishte thënë ai.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë sot thonë se tek i dyshuari Pnishi policia ka gjetur dhe konfiskuar pistoletën cal.7.62 mm. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Pnishi është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./IndeksOnline/