16:59 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. A

Ekskluzive/ Avdijaj: Tana herat kam qef me ardh me lujtë për shtetin tim

Fundjavën e kaluar, mesfushori kosovar Donis Avdijaj debutoi me ekipin e ri Emmen në Eredivisie.

24 vjeçari nënshkruajti kontratë me holandezët deri në fund të sezonit.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Avdijaj thotë se ishte shumë me rëndësi që të rikthehej pas një pauze.

“Rikthimi në futboll ishte shumë i rëndësishëm. Kam pas fat të keq sepse kur shkova në Skoci, për shkak të koronavirusit është ndal sezoni, kështu që Federata e Skocisë e ka larguar ekipin në Ligën e dytë për shkak të financave. S’ka pas për mua lidhje me qëndru atje në Ligën e Dytë. Kam punuar fort muajtë e fundit edhe kemi arritë marrëveshje me Emmenin. Tash është shumë me rëndësi me arrit ritmin dhe të kthehem në formë si përpara. Unë kam vendosur që të nënshkruaj me Emmenin për të luajtur rregullisht. Këtu planifikojnë që unë të jemë lojtar shumë i rëndësishëm për klubin. Tash kam fillu menjëherë më lujtë, gjys ore sa më hi në shtos. Si të hin njeri në shtos masnej nuk është problem sepse e merr ritmin dhe mu aktivizu prej fillimit në çdo ndeshje” deklaroi Avdijaj për Indeksonline.

Ka më shumë se 2 vite që mesfushori nuk ka qenë i grumbulluar me Kosovën.

Pavarësisht kësaj, ai ka ndjekur gjithmonë me vëmendje ndeshjet e ‘Dardanëve’. Avdijaj është rrëfyer edhe për pakënaqësitë që ka pasur atëherë.

“Lojtë e Kosovës i përcjelli gjithmonë. Njeri gjithmonë ka qef me i pa njerzt e vet tu fitu. Tash kam mundur të jem në një situatë tjetër jo veç në Kombëtare por në futboll, por unë jam njeri i drejt por edhe njeri që mëson nga gabimet. Nuk kam pas fërkim me trajnerin por unë jom kon i ronum dhe me kam pas shumë emocione dhe i idhnum. Gjithmonë në rend të parë është suksesi i kombëtares, por unë kam qenë paksa i pakënaqun. Kam lëshu shumë sene atëkohë për me mujtë me lu për shtetin tim. Prej fillimit deri në mbarim nuk e kam ndi mbështetjen qysh kam menu përpara. Kam prit më tepër besim dhe jom kon pak i pakënaqun. Kam bisedu hapur me trajnerin për këtë. Tana herat kam qef me ardh me lujtë për shtetin tem. Me rëndësi për mua është me tregu veten 100%, me shënu gola dhe dikur me mujtë me i ndihmu ekipit të Kosovës prap” u shpreh 24 vjeçari.