Ekskluzive: Avullohen mbi 1 milion euro në BSK, pritet të zbarkojë prokuroria

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) pritet të japë llogari për avullimin e mbi 1 milion eurove.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se auditimi i brendshëm ka gjetur zhdukjen e mbi 1 milion eurove të shpenzuara për të cilat nuk ka asnjë dëshmi se ku janë shpenzuar.
Bazuar në raportin e auditimit kjo shumë e madhe parash nuk ka mundur të arsyetohet as me shpenzimet dhe as me transferimet e bëra brenda institucionit. Për këtë rast janë njoftuar edhe organet kompetente.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë javës pritet të zbarkoi Prokuroria në BSK ku do të hetohet zhdukja e mbi 1 milion eurove./Indeksonline/