Ekskluzive: Azet me koncert gjigant në Prishtinë, zbulohen detajet

Reperi i njohur kosovar, Azet ka nënshkruar marrëveshje për të mbajtur një koncert në Prishtinë.
Burime të Indeksonline kanë zbuluar që ky koncert gjigant do të mbahet me 1 Gusht, ku ai me grupin e tij do të kujdesën që të sjellin një natë të paharruar për fansat e tyre.

Azet me këtë koncert ka menduar t’i respektojë fansat ku përveç hiteve do të promovojë edhe këngë të reja.
Në këtë koncert do të performoi vetëm ai pa ndonjë musafir vendor.
Indeksonline poashtu mëson se ky koncert do të mbahet në Gërmi.
Pra, të gjithë fansat e Azetit të bëhen gati për një natë të paharrueshme nga legjenda e repit./Indeksonline/
