Ekskluzive: Bajram Jashanica zbulon të ardhmen e tij, tregon se a ka interesim nga Superliga e Kosovës

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe i ekipit të Skënderbeut, Bajram Jashanica në një prononcim për Indeksonline ka treguar të ardhmen e itj.
Në mediat e Shqipërisë dhe të Kosovës qarkulloj një lajm se ai është duke negociuar me ekipin e Kukësit. Ai këto lajme i sheh si normale pasi është merkatoja verore.
“Po normalisht gjithmonë gjatë merkatove do ketë edhe lajme dhe lëvizje po për mua tani për tani jam pjesë e Skënderbeut dhe do jap maksimumin edhe këto dy ndeshje pastaj do shohim dhe vendimin e gjykatës federale që shpresojmë te dali pozitiv për ne”, u shprehë kosovari fillimisht.
Tutje, ai ka treguar se ka interesim për transferimin e tij edhe nga skuadrat e Superligës së Kosovës.

“Po janë skuadrat si në Shqipëri, Kosovë ashtu dhe Maqedonia janë të interesuara për mua do të thotë skuadrat që do marrin pjesë ne Kupat e Evropës kanë qarkulluar në media dhe për Kuksin sot po asgjë nuk ka konkrete deri tani thash jam pjesë e Skënderbeut dhe jam duke menduar vetëm për këtë tani”, shtoj Jashanica.
Në fund, ai tha se nëse Gjykata Federale vendos pozitiv për Skënderbeun, atëherë nuk do të largohet dhe do të qëndroj.
“Po e them prapë nëse do dali vendimi pozitiv, do jem pjesë e Skënderbeut edhe për shumë vite në të kundërtën do ulem të flas dhe me presidentin dhe do gjejmë zgjidhjen e përbashkët”, përfundoj Jashanica./Indeksonline/
