75 Mall Live Search
18:10 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Baseli vendos për të ardhmen e Edon Zhegrovës

Mesfushori Edon Zhegrova vazhdon të jetë pronë e skuadrës belge Genk. Në janar të këtij viti, ai ishte transferuar në formë huazimi te Baseli.

Marrëveshja skadon në fund të këtij edicioni, megjithatë Baseli ka mundësi që ta blejë kartonin e Zhegrovës, nëse është i interesuar.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Baseli ka vendosur që në verë ta ‘blindoj’ 20 vjeçarin.

Reprezentuesi kosovar ka treguar formë të lartë në këtë edicion, duke u bërë një prej lojtarëve kryesor të skuadrës.

Në 9 ndeshje kampionale ka shënuar 2 gola dhe 2 asistime.

/Indeksonline/