EKSKLUZIVE: Bastien Toma te gjiganti spanjoll
Një ndër mesfushorët më të mirë në Zvicër këtë edicion ka qenë Bastien Toma. 2 gola dhe 6 asistime për Sionin, si dhe paraqitjet e mira kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Indeksonline, merr vesh që skuadra e spanjolle Valencia përmes agjentëve të saj e ka ndjekur nga afër Tomën dhe në afatin kalimtar të verës mund të transferohet në Mestalla.
Toma si 17 vjeçar ka debutuar me Sionin në Superligën e Zvicrës edicionin e kaluar dhe deri tani ka zhvilluar 35 ndeshje në elitë. /Indeksonline/