12:23 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Bëhuni gati, pas pak fillon shitja online e biletave

Për herë të parë në Kosovë, do të ndodhë shitja e biletave online për një ndeshje futbolli.

Bëhet fjalë për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, e cila zhvillohet të martën.

Tutje, konfirmohet se të gjitha biletat do të shiten në këtë sistem, transmeton IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije tani se shitja e biletave në mënyrë online do të fillojë sot në ora, 12:30.

”Pas punës së jashtëzakonshme dhe për një afat rekord, për herë të parë, ofrohet platforma e shitjes online të biletave”.

”Fillimi i shitjes në këtë mënyrë do të fillojë nga ora, 12:30, pas pak minutash”, thotë një burim i sigurtë për IndeksOnline.

Blerjen e biletave online mund ta bëni duke klikuar KËTU.