75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Besar Musolli, ende s’është futbollist i Gjilanit, transferimi i tij mund të dështojë

Futbollisti i Kukësit, Besar Musolli, u përfol shumë orët e fundit se mund të transferohet tek ekipi kosovar, SC Gjilani.

Indeksonline përmes burimeve mëson se Gjilani e ka dërguar emrin e tij në FFK, por ende asgjë nuk është i sigurt.

Musolli, ende ka ndeshje me skuadrën e Kukësit në garat evropiane, pa përfunduar ndeshjet në Evropa Ligë, e ardhmja e tij nuk mund të definohet.

Pas garave evropiane, Musolli pritet të ulet të flasë me presidentin e KF të Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit është shumë i interesuar ta mbajë në skuadër futbollistin kosovar.

E ardhmja e tij pritet të definohet pas garave evropiane./Indeksonline/