16:13 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. A

Ekskluzive: Beshiktashi në negociata me Llapin për Valmir Veliun

Llapi mund të realizojë një nga transferet më të bujshëm në historinë e vetë.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Beshiktashi ka hyrë në negociata me llapjanët për transferimin e Valmir Veliut.

Njëri nga koodinatorët e klubit turk, ka qenë i pranishën në Antali për të përcjellur paraqitjet e 20 vjeçarit në ndeshjet miqësore.

Veliu në dy edicionet e fundit ka qenë një ndër futbollistët më të dalluar te Llapi.

Vlerësim të madh i kishte dhënë edhe trajneri Rafet Prekazi që e kishte inkuadruar në disa ndeshje kualifikuese me Kosovën U21.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të realizohet marrëveshja për transferimin e Veliut te Beshiktashi.

/Indeksonline/