15:02 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

EKSKLUZIVE: Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Ballkanit!

Pas shkarkimit të Ismet Munishit javë më parë nga posti i trajnerit të Ballkanit, skuadra nga Suhareka tashmë e ka menduar udhëheqësin e ri.

Klubi nga Suhareka ka vendosur përfundimisht se kush do të jetë në postin e tyre për gjatë sezonit të dytë në Superligë, shkruan IndeksOnline

Burimet e IndeksOnline, bëjnë me dije se Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ardhshëm i Ballkanit dhe se detyrën do ta fillojë nga janari i vitit 2021.

Kujtojmë se aktualisht Ballkani gjendet në pozitën e dytë në tabelë, ku ka grumbulluar plotë 38’të, pra tri më pa se Drita që merr vendin e parë./IndeksOnline/