Ekskluzive: Caktohet seanca për Grupin “Kumanova”, a pritet t’u zbutet dënimi?
Grupi “Kumanova”, i përbërë me shumicë pjesëtarë nga Kosova, pritet që të dalin përsëri në një seancë gjyqësore.
Indeksonline mëson se autoritetet e drejtësisë në Maqedoninë Veriore kanë caktuar dy seanca.
Gjykata e Apelit ka vendosur që njëra do të mbahet me 16 maj ndërsa tjetra një ditë pas.

Ndryshe, Gjykata Penale ka dënuar me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës.
7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski
Personat e dënuar me burg të përjetshëm
Andi Krasniqi – Malisheva
Demë Shehu
Fadil Fejzullahu
Nasuf Zeqiri
Valdet Zekaj
Beg Bajra
Fejzulla Rushitovski
Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënua me 40 vjet burg. Po me aq vite burg u dënuan edhe Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Enver Hoxha-Kllajn, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Rufki Dogani, Betim Kabashi, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica dhe Genti Sefaj
Personat e dënuar me nga 40 vjet burg
Sami Ukshini – Sokoli
Esat Kafegjolli
Adrian Bujari
Shefqet Hallaqi
Enver Hoxha-Kllajn
Bajram Elshani
Nexhmedin Lika
Rufki Dogani
Betim Kabashi
Lirim Krasniqi
Sevdail Miftari
Fatmir Reçica
Genti Sefaj
Me nga 20 vjet u dënuan Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Lendrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi dhe Kenan Iseini.
Personat e dënuar me nga 20 vjet burg
Fadil Elshani
Lirim Demiri
Hajrush Abdia
Lendrit Rrustemaj
Mirsad Qerimi
Kenan Iseini
Me 18 vjet burg u dënua Ragmi Latifi ndërsa me nga 14 vjet burg u dënuan Irfan Lutfiu dhe Sadudin Abdullahu. Me nga 13 vjet u dënuan Arsim Bajrami dhe Elham Arifi. Ndërsa me nga 12 vjet u dënuan Musa Pajaziti dhe Ebib Alimi.
Personat e dënuar
Ragmi Latifi, 18 vjet burg
Irfan Lutfiu, 14 vjet burg
Sadudin Abdullahu 14 vjet burg
Arsim Bajrami 13 vjet
Elham Arifi 13 vjet
Musadik Pajaziti 12 vjet
Ebib Alimi 12 vjet
Në mungesë të dëshmive gjykata liroi nga të gjitha akuzat katër persona
Personat e liruar
Ibrahim Murtezani
Besnik Bajrami
Besnik Ajdini
Fazli Osmani