75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 04 Janar 2026 / AR

Ekskluzive/ Capital T bën paralajmërimin e fortë, zbulon planet bombastike për 2026

Reperi i njohur Capital T ka folur për Indeksonline, ku ka bërë një përmbledhje të vitit 2025 dhe ka zbuluar planet e tij për vitin e ardhshëm.

2025 për mua ka qenë fantastike, edhe pse me shumë punë, angazhime dhe sfida, pikërisht ashtu siç dua unë, sepse nuk më pëlqen me nejt shumë në komfort,” është shprehur ai.

Artistit, i cili këtë vit ka qenë i fokusuar kryesisht në biznes dhe projekte të tjera jashtë muzikës, premton se 2026 do të jetë shumë më i pasur në prodhime artistike.

2026 ka me pas shumë ma shumë muzikë prej meje, edhe fokus më të madh në karrierë… duetë, klipe, album, koncerte e të tjera,” tha Capital T.

Sa i përket festimit të Vitit të Ri, ai ende nuk ka marrë vendim përfundimtar:

Shpresoj me familje, po akoma s’e kemi vendos se ku do ta presim. Me shumë gjasa në shtëpi,” u shpreh me humor artisti.

Ai tregoi edhe burimin e motivimit të tij të përditshëm:

Motivim ka qenë fakti që çdo ditë jam falënderues që jam gjallë edhe një ditë, që kam shëndet të plot dhe që jam i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish të jashtëzakonshëm, duke përfshirë edhe familjen. Jam i bekuar për këto. Zoti më ka falë disiplinë, e cila më ndihmon me vazhdu me i ekzekutu planet edhe kur s’kam motiv maksimal. Pra, gjithçka është ashtu siç duhet të jetë”, përfundoi ai./Indeksonline/