Ekskluzive: Çdo futbollist i Feronikelit ka marrë nga 5,600 euro premi
Kryesia e klubit të Feronikelit mundohet ti motivoj futbollistët në një mënyrë interesante.
Ata kanë zgjedhur që përmes mjeteve financiare të stimulojnë lojtarët për të arritur objektivin, titullin e kampionit.
Sipas burimeve të Indeksonline, futbollistët shpërblehen me nga 100 euro për për çdo pikë të fituar.
Futbollistët pranojnë të hollat në fund të çdo cikli që është 4 ndeshje.
Këtë edicion Feronikeli ka fituar 56 pikë, që do të thotë se deri tani çdo futbollist që ka luajtur ka marrë premi në total 5,600 euro. /Indeksonline/