75 Mall Live Search
11:06 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Çfarë roli pati Challandes në transferimin e Zhegrovës te Baseli?

Trajneri Berrnard Challandes, vazhdimisht ka besuar në talentin e Edon Zhegrovës.

Zvicerani i kishte dhënë mundësinë 19 vjeçarit të debutonte në ndeshjen miqësore kundër Madagaskarit, ku Zhegrova shënoi golin e fitores.

Ishte hera e parë që grumbullohej me “Dardanët”. Indeksonline kupton përmes burimeve të saj se skuadra zvicerane Basel, para se ta transferonte yllin kosovar, e ka kontaktuar trajnerin Bernard Challandes, duke qenë se ai e njeh shumë mirë karakterin e Zhegrovës.

Edhe pse Challandes në të kaluarën ka punuar si skaut te Baseli, kësaj radhe roli i tij ka qenë vetëm këshillues.

Zhegrova u transferua të hënën nga Genku te Baseli në formë huazimi, me kohëgjatje 1 vit e gjysmë. /Indeksonline/