75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / AR

Ekskluzive: Çka ndodhi me “Logjikonominë”? Flet aktori Granit Uka

Aktori Granit Uka ka reaguar lidhur me situatën e emisionit “Logjikonomia”, që nuk është më i disponueshëm në YouTube pas transmetimit të mbrëmshëm.

Në një prononcim për Indeksonline, Uka tha:

Ja sdi sen une, qeto lajme qe i keni ju i kam edhe une, kurgjo ma shume. Veç po i shoh reagimet qe nuk eshte me. Nuk kam kontaktuar as me televizionin as me kerkon. Nuk e di çka kemi me ndermarr, ajo nuk eshte pjese e jemja. Une e kom kry episodin e kom lujt”.

Deklarata e tij tregon se aktori ka luajtur pjesën e tij në episodin e fundit dhe nuk ka pasur ndonjë kontakt me televizionin.

Gjithashtu shtoi se nuk ka informacion shtesë mbi hapat që do të ndërmerren pas mbylljes së kanalit të televizionit ne Youtube./Indeksonline/