75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Çmimi i biletave për ndeshjen me Danimarkën dhe Bullgarinë

Kosova do të zhvilloj dy ndeshje në muajin mars. Fillimisht miqësoren me Danimarkën me 21 dhe 4 ditë më vonë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 kundër Bullgarisë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një prononcim për Indeksonline ka deklaruar se biletat do të dalin në shitje në fund të javës së ardhshme apo më së largu 10 ditë para ndeshjes me Danimarkën.

“Çmimet e biletave do të jenë më të njëjta për dy ndeshjet. Nesër do të vendosim përfundimisht sa do të jenë çmimet për të gjitha tribunat. Në krahasim më ndeshjet e Nations League biletat do të kushtojnë 30-40% me shumë” deklaroi Ademi. /IndeksOnline/