Ekskluzive/ Dalin rezultatet e futbollistëve të Kosovës për Covid-19

Një ditë para ndeshjes ndaj Moldavisë, kanë dalë rezultatet e futbollistëve dhe stafit të kombëtares së Kosovës.
Fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativë për Covid-19 dhe do të jenë në dispozicion për lojë, shkruan Indeksonline.
Ekipin do ta udhëheq ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti, ngase Bernard Challandes ka rezultuar pësëri pozitiv me Covid-19.
Sonte nga ora 17:30 do të mbahet stërvitja e fundit para ndeshjes ndaj Moldavisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
/Indeksonline/