75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Davor Suker flet për Indeksonline, paralajmëron miqësore mes Kosovës e Kroacisë

Kryetari i Federatës së Futbollit në Kroaci, Davor Suker në një përgjigje të shkurtër për Indeksonline ka treguar ekskluzivisht se mund të ndodhë një miqësore së shpejti mes Kosovës dhe Kroacisë.

‘Ne patjetër duhet të punojmë për ta bërë këtë përpara Ligës së Kombeve, do të provojmë’, u shprehë Suker.

Sezoni i ri i Ligës së Kombeve pritet të filloj me 3 shtator, por mbetet të shihet se a do të shtyhet për shkak të koronavirusit.

Që nga pranimi i FFK-së në instancat ndërkombëtare, Kosova është ndeshur dy herë me Kroacinë.

Dy ndeshjet kanë qenë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2018. Kroacia arriti të fitoj dy ndeshjet, njërën me rezultat 0:6 e tjetrën me rezultat 1:0./Indeksonline/