15:24 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Dëshmitari X në rastin Xhafaj kërkon azil në Kosovë

Policia e Kosovës e ka vënë dje nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, më herët si “dëshmitari X” në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Veliu po kërkon azil politik në Kosovë.

Sipas burimeve tona, Veliu ka kërkuar azil me pretendimet dhe frikën se sapo të dorëzohet në Shqipëri, ai mund të vritet.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas i njëjti ka lëshuar territorin e Shqipërisë për tu strehuar në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Albert Veliu ishte duke qëndruar në Shtime ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.

Dëshmitari X, 51-vjeç në rrëfimin e tij kishte thënë se ka qenë në Itali, ku kishte punuar tërë jetën në det, ’93-’99, ndërsa në vitin 2000 thotë se ishte në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002 ku ka shitur kokainë./Indeksonline/