Ekskluzive: Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Sot rreth orës 15:50 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku mbeti i plagosur një person.
IndeksOnline ka mësuar se personi që ka shtënë me armë është Arbër Shala nga Peja, futbollist në ekipin KF Rilindja 74, i cili është ende në kërkim të policisë.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se personi që ka mbetur i plagosur është L.N, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës.
Raportohet që Shala ka shtënë disa herë me armë në drejtim të viktimës.
Arbëri, ishte pjesë e stërvitjes së mëngjesit me ekipin, teksa më vonë u bë pjesë i rastit të paprecedentë.
Rasti është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor.I dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia” deklaroi Rugova.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/