75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / k.v

Ekskluzive: Dogana sekuestron qindra “Iphone” në Vermicë, vlera mbi 250 mijë euro

Mbi 300 telefona të ri, kryesisht të markës “Iphone” janë zënë mëngjesin e sotëm nga autoritetet doganore në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë, në Vermicë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se vlera e telefonave të sekuestruar është rreth 250 mijë euro.

Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga pikën kufitare në Vermicë.

Sipas burimeve të IndeksOnlinet, destinacioni i pakove të mbushur me telefona është Serbia.

Policia dhe Dogana e Kosovës janë duke u marrë me rastin ndërkohë IndeksOnline ka siguruar edhe një fotografi të mallit të kapur si kontrabandë./IndeksOnline/