Ekskluzive: Dokumentar brenda Burgut në Gërdoc, një jetë e tërë brenda qelisë

Brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc të Podujevës, vuajnë dënimin e tyre hiç më pak se 155 persona, të akuzuar për vepra të rënda kriminale.
Shumica prej tyre kanë dënim mbi 15 vite.
Kryesisht, të burgosurit janë të dënuar për vepra si krim i organizuar, vrasje, vrasje të rënda, krime të luftës dhe terrorizëm.
Bazuar në faktin se akuzohen për vepra të rënda, siguria nga ana e burgut është maksimale.
Secili i burgosur ka një qeli, dhe jeta e tyre tanimë vazhdon në vetëm 9 metra katror.
Gardianë të shumtë, të pozicionuar në gjashtë kulla, të armatosur me armë të gjata bëjnë vëzhgimin e tre pavijoneve dhe hapësirës përreth.
Burgu i Sigurisë së Lartë ka tri pavijone; pavijoni i parë është i dedikuar për të burgosurit me rrezikshmëri shumë të lartë; në pavijonin dy janë të burgosurit e klasifikuar që përdoren për punë nëpër institucion si pastrim, kuzhinë, shpërndarje të ushqimit, pastrimin e perimetrit të jashtëm; dhe pavijoni i tretë që janë të vendosur të burgosurit që paraqesin rrezikshmëri të lartë, të burgosurit e minoritetit serb dhe të tjerë.
Ndiqeni dokumentarin ekskluziv të realizuar nga ekipi i IndeksOnline:
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/319776479271866/