75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / A. A

Ekskluzive: Donis Avdijajt mund t’i dështojë transferimi te Emmeni

Mesfushori kosovar Donis Avdijaj ka disa javë që është duke mbajtur prova te Emmeni.

Presidenti i klubit, Ronald Lubbers, ishte shprehur i kënaqur me ecurinë e tij.

Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se transferimi i Donis Avdijaj është në prag të dështimit.

Kjo për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar Emmeni, sidomos pas pandemisë Covid-19.

Sipas këtij burimi, Avdijaj është duke shikuar mundësinë për të gjetur klub të ri për të kryer prova.

/Indeksonline/