75 Mall Live Search
13:43 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / A. M.

Ekskluzive: Dorëheqja e Thaçit, letra që ua dërgoi Osmanit, Hotit dhe Hajrizit!

Indeksonline ka siguruar dokumentin e dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Kjo letër i është dërguar, më 5 nëntor, tre krerëve të institucioneve; kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadiu, kryeministrit, Avdullah Hoti si edhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Ara Rama-Hajrizi.

Ndër të tjera, Thaçi ka shpjeguar se akti i dorëheqjes bëhet me qëllim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të institucionit të presidentit.

“Jam krenar për gjithë punën që kam bërë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jam i bindur që unë dhe bashkëluftëtarët e tjerë do të dalim faqebardhë nga ky proces dhe do të konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së.

Ndryshe, pas kësaj dorëheqjeje, Vjosa Osmani-Sadriu, si kryetare e zgjedhur e Kuvendit, de facto dhe de jure, do të jetë ushtruese e detyrave të presidentit të Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës së vendit. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/

Kompetencat që do t'i ketë Vjosa Osmani si presidente, sipas Kushtetutës së  Kosovës!