75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Gj Sh

Ekskluzive: Drenica nuk i ka paguar pagat dhe bonueset futbollistëve që janë larguar gjatë verës

Klubet kosovare në vazhdimësi kanë pasur probleme me pagat e futbollistëve, duke mos i paguar për punën e tyre.

Kjo dukuri në vitet e fundit është zvogëluar dukshëm, por ka raste kur kjo ndodh edhe në ditët e sotme.

IndeksOnline merr vesh se skuadra e Drenicës nuk ka paguar pagën e fundit dhe bonueset që i janë premtuar disa futbollistëve nëse arrijnë të inkuadrohen në Superligë.

Kjo ka ndodhur me ata futbollistë që janë larguar nga Drenica gjatë afatit kalimtar veror, derisa futbollistët që janë pjesë e skuadrës edhe sot, i kanë marr pagat me rregull.

IndeksOnline ka tentuar të marr përgjigje edhe nga skuadra e Drenicës, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk ka marr asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.