75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 09 Mars 2021 / A. A

Ekskluzive/ Dy gëzime përnjeherë, futbollisti i Kosovës bëhet baba dhe pranon ftesën nga Challandes

Stafi i Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar të dërgojë ftesat për futbollistët që do të grumbullohen këtë muaj për ndeshjet kualifikuese të kampionatit botëror ‘Katari 2022’.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që mesfushori i Hannover 96, Florent Muslija ka pranuar ftesën e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Një dhuratë më e rëndësishme dhe më të veçantë që ka pranuar, është ndjenja e të qenit baba, për herë të parë.

Muslija tashmë ka një fëmijë me modelen gjermane Sojka.

Çifti, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë në dhjetor të vitit të kaluar.

/Indeksonline/