17:23 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Dy klube evropiane pas portierit kosovar, Bledar Hajdini

Portieri Bledar Hajdini tashmë është lojtar i lirë.

Hajdini i cili ishte pjesë tek skuadra e Llapit, ka vendosur që përfundimisht ta shkëput kontratën me klubin nga Podujeva, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari në një prononcim për Sportin në IndeksOnline tha se ka oferta nga klubet e Superligës si dhe ato nga Shqipëria, por Hajdini thotë se do ta pranojë vetëm ofertën më të mirë.

“Po kam lajmëruar që jam futbollist i lirë sa i përket rikthimit në Superligë vetëm me qenë ndonjë ofertë serioze që ia vlenë do isha kthyer, por prioritet e kam me vazhdu në Evropë ku edhe jam në bisedime me dy skuadra por ska ndonjë gjë konkrete ende.

“Janë disa skuadra edhe nga Kosova ka pasur dhe nga Shqipria, janë edhe dy klube siç thash më herët jashta kufijve të Kosovës por pa pas ndonjë gjë konkrete ende nuk mund t’i përmendi emrat”.

I pyetur se a kanë ndikuar lëndimet dhe pauza tek forma fzike e tij, Hajdini thotë se po:

” Normal për çdo sportist pa marr parasysh se në çfartë sporti është shumë e veshtirë kur pauzon për një kohë të gjatë, unë kam pauzu pak siç e dimë që kisha një lëndim pastaj ndodhi edhe ky problemi me dokumente e u be shumë kohë dhe normal që ndikon në formën e një sportisti kjo pauzë kaq e gjatë , por asnjëherë nuk bën me u dorëzu”, vazhdojë ai.



Ndërkaq, Hajdini për fund komentojë edhe formatin e ri të FFK-së, që pjesëmarrës në Superligë këtë vit të jenë 10 skuadra.

“Po nga sezona e ardhshme është bërë ky format i ri për mendimin tim besoj që ky ndryshim do jetë pozitiv sepse liga do forcohet më shumë si për nga cilësia , rivaliteti ashtu edhe për nga financat. Ju uroj të gjithave ekipeve të Superligës suksese në kampionatin e ri, sidomos tani në garat evropiane Dritës, Gjilanit dhe Prishtinës”, përfundoi ai.