75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 21 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: E gjithë skuadra e Gjilanit rezulton negativ, “Skifterat” do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare

Skuadra e Gjilanit ka pranuar rezultatet e teste për Covid 19 të bëra gjatë ditës së djeshme.

Drejtori i klubit të Gjilanit, Sevdail Robelli për Indeksonline ka treguar ekskluzivisht se e gjithë ekipi ka rezultuar negativ.

I vetmi futbollist që do ta humbas ndeshjen kundër Tre Pennes është Shend Kelmendi që ka rezultaur pozitiv dhe është vetkarantinuar.

Ndeshja do të luhet sonte nga ora 20:00 dhe do të transmetohet në RTK./Indeksonline/