Ekskluzive: “Edhe kur fitojmë edhe kur humbim thonë ka qenë kurdisje”
Presidenti i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu, ka reaguar pas shkrimeve të fundit se ndeshja Trepça – Fushë Kosova ka qenë e kurdisur.
Në një prononcim për Indeksonline, Haxhiu që aktualisht ndodhet në Afrikë ka theksuar që Trepça sulmohet nga të njejtit njerëz për çfardo rezultati.
“Edhe kur fitojmë edhe kur humbim të njejtit njerëz spekulojnë që ndeshja ka qenë e kurdisur. Unë kurrë në jetën time nuk kam luajtur bastore dhe për këto shkrime nuk kam koment. Ne kemi synimet tona për të shkuar në barazh dhe do të punojmë” deklaroi Haxhiu.
Trepça fitoi të hënën kundër Fushë Kosovës 2-1 në stadiumin “Adem Jashari”. /Indeksonline/