15:01 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Edhe një kosovar bën propagandë për Iranin, kundër SHBA-së

Policia e Kosovës ka arrestuar dje, Ikballe Berisha- Hudutin, nën dyshimin për lidhjet e saj me Iranin dhe thirrjet që kishte bërë ajo për hakmarrje ndaj Amerikës pas vrasjes së gjeneralit famëkeq Kasem Sulejmani.

Por, si duket Huduti nuk është e vetmja në Kosovë që po bën një propagandë për Iranin. Është edhe një shqiptar tjetër nga Kosova, i cili po bënë një propagandë të tillë përmes rrjetit social Facebook, kundër Amerikës.

Bëhet fjalë për Bujar Rogovën, i cili është nga Gjakova e që i përket sektit shiia. Ai vazhdimisht shpërndan nëpër rrjete sociale thirrje kundër Amerikës por edhe kundër sektit tjetër mysliman sunit.

Bujar Rogova, me epitetin Kerim që nga vrasja e gjeneralit Kasem Sylejmani nga SHBA-ja e ka vendosur në profilin e tij foton e gjeneralit iranian. 

Ai ka shpërndarë edhe një video material ku shihet se si do të sulmohet me raketa eskorta e presidentit të SHBA-së Donald Trump. Gjithashtu ai shpërndan me dhjetëra postime në Facebook kundër Amerikës dhe në mbështetje të Iranit, madje ai kishte shpërndarë edhe postimet  e Ikballe Berisha- Huduti ku kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj SHBA-së e ku për shkak të këtyre postimeve ajo dje u arrestua nga Policia e Kosovës.

Veprimtaria e Bujar Rogovës në rrjete sociale është shumë e dyshimtë pasi që ai shihet se shpesh ka udhëtuar në Iran dhe Irak   duke dalë në foto me persona të huaj kryesisht klerikë të sektit shiia nëpër objekte të kultit.

Këta persona gjatë vitit të kaluar janë parë  edhe në Prizren, duke dalë në foto me Bujar Rogovën.

Ai në profilin e tij në Facebook përmes fotove shihet duke shpërndarë ndihma për skamnorët kryesisht të komunitetit romë në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.  Bujar Rogova vazhdimisht reklamon një shoqatë bamirëse e cila quhet “Albatul” e që nuk dihet se kush e udhëheq dhe nga kush financohet.

Përveç, kësaj Rogova duket  se është i apasionuar  pas armëve të kalibrave të ndryshëm. Ai ka shpërndarë video në Facebook ku shihet duke shtënë me armë automatike në një poligon qitjesh në rajonin e Gjakovës.

Image result for kasem solaimani