75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 25 Maj 2021 / A. A

Ekskluzive/ Emini e konfirmon se ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën

Ekipit kombëtar i Kosovës i është shtuar një futbollist me vlera të mëdha.

Mesfushori i Luzernit, Lorik Emini ka pranuar ta veshë fanellën e ‘Dardanëve’.

Ai tregon për Indeksonline se çfarë e shtyri të vendoste për të luajtur me Kosovën.

“Unë prindërit i kam nga Kosova. Vetëm në U15 dhe U16 kam lujtë për Zvicrën por prej se Kosova është pranu në UEFA unë kam pas qef me lujtë për Kosovën. Dua t’i bëjë krenarë prindërit dhe popullin tim, është kënaqësi e madhe për mua” deklaroi Emini.

21-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për 4 ndeshjet miqësore që zhvillohen në qershor.

“Me trajnerin jam takuar 3-4 herë dhe kemi bisedu shumë në telefon. Në ndeshjen e fundit kundër Sionit ka ardh me më kqyr. Jam i lumtur që do takojë lojtarët tjerë. Personalisht i njoh veç Hekuran Kryeziun dhe Idriz Vocën” shprehet Emini.

Emini është bërë pjesë e historisë së Luzernit, pasi klubi zviceran fitoi kupën pas gati 3 dekadave.  

“Jam shumë i kënaqur me sezonin në përgjithësi. Dje, pas 30 vitesh e kemi fitu Kupën dhe tash do të luajmë në Evropë. Trajneri më ka jep shumë hapësirë dhe për një lojtar të ri me lu kaq shumë është shumë mirë” përfundoi Emini.

Në shtator të vitit të kaluar, Emini e vazhdoi kontratën me Luzernin deri në qershor të vitit 2023.

/Indeksonline/