Ekskluzive: Emrat e dy të dyshuarve për grabitjen në Istog
Istogu njihet si një nga qytetet më të qeta në Kosovë. Por, situatë më ndryshe ka qenë ditëve të fundit.
Një grabitje ka ndodhur dy natë më parë në një fshat të Istogut. Një mashkull e ka lajmëruar Policinë e Kosovën se dy persona i kanë grabitur veturën.
Ata i kanë marrë me forcë një pushkë gjuetie, 110 euro para të gatshme dhe 10 franga zvicëriane.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Policia e Gjakovës, në bashkëpunim me atë të Istogut, ka arritur të arrestojnë dy personat nga komuna e Istogut.
Para se të arrestoheshin kishin tentuar që t’i iknin Policisë së Kosovës.
Në tentim e sipër ata me veturë janë rrokullisur, duke pësuar lëndime trupore.
Indeksonline mëson se dy të arrestuarit janë, Luan Ukaj e Ardit Kurpalaj.
Dy të arrestuarve u janë gjetur në veturë një armë gjuetie, një thikë dhe një maskë e zezë./Indeksonline/