Ekskluzive: Emrat e të arrestuarve në Komunën e Istogut

Komuna e Istogut ka qenë edhe një herë cak i arrestimeve.
Në mëngjesin e sotëm, krimet ekonomike kanë zbarkuar në komunën e Istogut ku kanë arrestuar disa zyrtarë në Drejtorinë e Bujqësisë.
Aksioni është i ndërlidhur me arrestimet që janë kryer para disa muajve në të njëjtën drejtori. Indeksonline ka mësuar emrat e të arrestuarve.
Jeton Sylaj, Valbona Hakaj , Ardian Ramqaj e Granit Lubeniqi janë të arrestuarit në aksionin e sotëm.
Indeksonline do iu mbajë të informuar për këtë rast./Indeksonline/