75 Mall Live Search
20:56 / E Diele, 01 Maj 2022 / AR

Ekskluzive/ Emri i policit të Njësisë Speciale që plagosi dy persona sot në Mramor

Indeksonline sot vazhdimisht ka raportuar për plagosjen në fshatin Mramor të Prishtinës. I dyshuar kryesor për plagosjen e dy personave është një zyrtar policor.

Këtë e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, por duke mos dhënë detaje të tjera.

Indeksonline sjell ekskluzivisht emrin e policit të dyshuar për këtë rast. Shefket Emini – i cili i përket komunitetit goran.

Siç pohojnë burimet tona, ai është pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës dhe ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Deri më tani arsyet që çuan në këtë plagosje janë të panjohura, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Në raportimet e mëparshme të Indeksonline është bërë e ditur se polici ka shtënë mbi dy personat derisa të njëjtit ishin në një motoçikletë.