11:33 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / k.v

Ekskluzive: EUROFAST arreston tre marokenë në Prishtinë, dyshohet se para një jave i prenë kokën një personi

Tre shtetas të huaj janë arrestuar sot afër UBT-së në Prishtinë.

Shtetasit marokenë u kapen nga njësiti EUROFAST pas disa hetimeve intensive në lidhje me një vrasje të ndodhur rreth një javë më parë në Bosnjë.

Burimet e IndeksOnlinet brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se arrestimi i tre marokenëve është bërë pasi që ata dyshohen se një javë më parë, ia kishin prerë kokën një personi në Bosnjë.

Ata ndodhen në stacion të policisë dhe janë duke u intervistuar.

Hetimet i ka kryer EUROFAST ndërsa operacionin e ka zhvilluar Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës.

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht pak më parë për këto arrestime./IndeksOnline/