75 Mall Live Search
23:19 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ekskluzive: ”Falë zotit jemi mirë”, Arbër Elshani flet për aksidentin që pësoi së bashku me Arti Hajdarin

Ish-drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani ka folur për IndeksOnline, rreth aksidentit që ka pësuar të mërkurën mbrëma së bashku me basketbollistin Arti Hajdari në Gllarevë.

Elshani ka thënë se kanë pësuar një aksident të rëndë, por ai dhe Arti falë zotit kanë shpëtuar vetëm me lëndime trupore.

“Unë dhe Arti, kemi pasur aksident shumë të rëndë, por falë Zotit kemi kalu me vetëm lëndime trupore. Ne kemi qenë në respektim total të rregullave të komunikacionit, por papritmas në shiritin tonë ka ardhur një veturë me shpejtësi shumë të madhe dhe nuk kemi mundur ta evitojmë aksidentin. E rëndësishme është që ne kemi shpëtuar. Edhe ata dytë kanë shpëtuar, por njëri nga ta ka qenë në situatë pak më të rëndë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë këtë situatë sa më shpejt. Para jetës nuk vlen asgjë, as vetura dhe asnjë gjë tjetër. Falënderojmë Zotin që na ka shpëtuar.”, ka thënë Elshani për IndeksOnline.