Ekskluzive: FastKosova arreston njërin nga anëtarët e bandës së shumëkërkuar malazeze, Kovaci

Njësia e specializuar kosovare, Eurofast e ka arrestuar një person të shumëkërkuar të Ballkan, njërin nga anëtarët e bandës malazeze Kovaci.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arrestimi i personit të shumëkërkuar është bërë në Gjilan
I arrestuari është njëri ndër udhëheqësit e grupës Kovaci dhe është i ngarkuar për vepra të ndryshme penale si vrasje, vjedhje, tortura, armëmbajtje pa leje dhe shitje të narkotikëve.
FastKosova është njëra ndër njësitë më të suksesshme të Policisë së Kosovës dhe arrestimi i personit të shumëkërkuar është një sukses i radhës./Indeksonline/