75 Mall Live Search
13:36 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Federata e Futbollit e Kosovës, shkon në zgjedhje, ja sqarimi i Ministrisë së Sportit

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë se FFK-ja duhet të shkojë në zgjedhje pasi që ka pasur shkelje në zgjedhjet e zhvilluara më 14.06.2018.

Pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, dhe delegatëve, MKRS=së ka dhënë detaje dhe ka konstatuar se është shkelur pika 3 e nenit 39-të të statutit të FFK-së, shkruan Inderksonline.

Në një letër drejtuar delegatëve të Kuvendit të FFK-së dhe sekretariatit, Ministria… jep sqarimet e nevojshme për këtë situatë.

Departamenti ligjor i MKRS-së në bazë të kompetencave të tij ka hasur në shkelje të statutit kur është zgjedhur kryetar Agim Ademi, përkatësisht është shkelur pika 3 e nenit 39-të.

” Vetëm anëtarët e FFK-së mund të propozojnë kandidatin për Kryetar të FFK-së. Propozuesi duhet të protokollojë propozimin në Sekretariatin Gjeneral të FFK-së, në formë të shkruar dhe duke i deponuar së paku 15, nënshkrime të delegatëve legjitim të Kuvendit të FFK-së, me të dhënat e nevojshme, së paku dy muaj para datës së mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor. Poashtu duhet të parashtrohet programi i punës. Sekretariati i përgjithshëm duhet që t’i notifikojë kandidatët për kryetar të FFK-së, së paku një muaj para mbajtjes së Kuvendit”, thuhet në këtë pikë të statutit ku është vërtetuar shkelja.

Kujtojmë se në bazë të nenit 50 paragrafi 1 dhe nënparagrafi 8 dhe 2 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka të drejtë ligjore ta mbikëqyrë punën e FFK-së. /IndeksOnline/