75 Mall Live Search
13:16 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ferizaji përjashton Genc Hamitin, ‘Profa’ i kërkoi ta arsyetonte rrogën e lartë

Ka disa ditë që Genc Hamiti nuk shihet në stërvitjet dhe ndeshjet e Ferizajit. Indeksonline merr vesh që skuadra e Bylbyl Sokolit e ka përjashtuar Hamitin për mos angazhim maksimal.

Futbollisti nga Skenderaj njihet si besimtar i devotshëm i fesë islame, dhe sipas burimeve të Indeksonline pikërisht rreth kësaj ka debatuar ‘Profa’, duke i kërkuar Hamitit që ta arsyetoj pagën e tij duke e djerësitur fanellën.

25 vjeçari ka qenë futbollisti më i paguar në skuadër, duke marrë 1,000 euro në muaj. Ai u paraqit në disa ndeshje në pranverë, madje shënoi dy gola në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Trepçës 89, ku Ferizaji fitoi 2-0. /Indeksonline/