Ekskluzive/ Fifi ka gati këngën e re, dueti i papritur në prag të verës!

Këngëtarja e njohur Fifi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një bashkëpunim.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar: “FIFI X ???? – Taj Taj”, shkruan Indeksonline.
Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për reperin Lumi B, ku dyshja pritet të lansojnë duetin që do të “dridhë” tregun muzikor.
Kjo është hera e parë që dy artistët bashkojnë forcat, duke premtuar një këngë që mund të bëhet hit i verës.
Detajet e datës së publikimit mbeten ende të fshehta, por një gjë është e sigurt, kjo verë do të ketë një hit të ri që fansat mezi po e presin!/Indeksonline/