75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / A. M.

Ekskluzive: FIT-i me protestë tjetër, javën e ardhshme!

Njësia Speciale Intervenuese (FIT) ka paralajmëruar protestën e radhës. Indeksonline ka siguruar dokumentin ku shihet se FIT-it ka konfirmuar protestën më 7 nëntor (e martë) ora 12:00.

Ky dokument i protestës është dorëzuar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Kjo protestë e FIT-it dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve vije si shenjë e pakënaqësisë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Kujtojmë se NJSI (FIT) mbajti protestë e cila mbajt të mërkurën më 1 nëntor para Qeverisë së Kosovës.

Vlen të theksohet se lidhur me pakënaqësitë e organeve të sigurisë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai kishte thënë se zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe ajo për Deminim të Bombave kanë të ardhura mujore mesatare mbi 2 mijë e 200 eurove gjatë këtij viti.