Ekskluzive: Fiton Hajdari arrin marrëveshje me Feronikelin 74

Futbollisti Fiton Hajdari, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Feronikelit.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Hajdari ka arritur marrëveshje me skuadrën e cila së fundi është ngritur në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi nga Podujeva do të nënshkruaj kontratë një vjeçare, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Hajdari tashmë ka nisur stërvitjet me skuadrën nga Drenasi.
Ai sezonin e kaluar ishte pjesë e Malishevës, duke u dalluar si një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës./IndeksOnline/