Ekskluzive/ Flet Adriana Matoshi për suksesin e filmit “Lluna park”: Rrëfim rrëqethës i viteve ’90-të

Filmi “Luna park” me regji nga Florenc Papa po korr suksese të mëdha. Tani premiera e këtij filmit do të jepet në festivalin e 55-të ndërkombëtar “GOA” të filmit në Indi.
Një nga rolet kryesore e ka Adriana Matoshi, e cila njihet si një aktore me përvojë të gjatë në këtë fushë.
Ajo ka folur ekskluzivisht për Indeksonline ku ka thënë se është e lumtur që filmi po ecën mirë në festivale të ndryshme. Gjithashtu theksoi se filmi është futur në kategorinë “A” që do të thotë se cilësohet si një nga filmat më të fortë.
“Jom teper e lumtur dhe shume e gëzuar qe filmi po ece shume mire ne festivale, jam edhe me e lumtur qe filmi eshte i përzgjedhur ne nje nga festivalet me te mëdha ne Azi, dhe jemi futur ne kategorinë A, dmth jemi konkurrent me filma shume te forte”, tha ajo.
Ndërsa e pyetur se si ishte ta luante këtë rol, aktorja tha se është rrëqethur gjatë luajtjes së rolit dhe se filmin do ta keni mundësinë ta shihni pas disa muajsh edhe në Kosovë, ku do të jetë një nga rrëfimet më rrëqethëse të viteve ’90-ta.
“Mendoj se e kam bere një rol te mire, t ‘paktën ne disa momente jam rrëqethe me lojën time, por sigurisht suksesi është i përbashkët me koleget e tjerë, keni me pas mundësi ta shihni filmin edhe ne Kosove pas disa muajsh dhe te njoftoheni me një nga rrëfimet me rrëqethëse te viteve te 90 qe ndodhe ne Shqipëri”, përfundoi ajo./Indeksonline/
