EKSKLUZIVE: Florian Berisha flet pas ftesës që mori nga Hajduk Spliti
Florian Berisha sot ka marrë lajmin më të mirë të mundshëm.
Ai u ftua nga ekipi i madh kroat, Hajduk Split për prova prej 1 tetorit 2019 deri më 1 mars 2020.
Florian Berisha është 16 vjeç dhe është pjesë e ekipit të futbollit “Australia” nga Mitrovica ndërsa tashmë do ta vazhdojë karrierën te klubi më i madh kroat, Hajduk Split.
Ai kishte shumë oferta nga ekipet e Superligës së Kosovës.
I kontaktuar nga Indeksonline, Berisha foli në lidhje me këtë ftesë dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen.
“Pres me padurim të bashkohem me klubin e Hajduk Split. Është një klub shumë i njohur, kanë dalë shumë futbollist të mëdhenj nga ai klub” – u shpreh 16 vjeçari për Indeksonline.
Ai gjithashtu tregoi për vështirësitë dhe punën e madhe që është dashur për të arritur deri në këtë pikë.
“Kam punuar mjaft shumë, çdo herë në rend të parë kanë qenë futbolli dhe stërvitjet. Jam i bindur që do t’ia dalë, sepse për me arrit këtu është dashur sakrificë, shumë mund e djersë” – tha Florian Berisha.
Lojtari mitrovicas tha se dëshira e tij është të vazhdoj me ekipin kroat në mënyrë që të përmirësohet sa më shumë, e pastaj do të synojë ligat e mëdha të Evropës, raporton Indeksonline.
“Liga e preferuar është Premierliga, ndërsa ëndërroj që një ditë ta veshë fanellën e klubit të Real Madridit” – përfundoi talenti 16 vjeçar./Indeksonline/